Arrestohet në Vërmicë i kërkuari nga Shqipëria

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit.

I arrestuari ishte në kërkim nga shteti shqiptar dhe i është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë.

“ SPMK- Vërmicë 18.12.2023-11:50. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Shqipërisë i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. I njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë verifikimit ka figuruar si person i kërkuar nga Shqipëria, është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme