Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet në Vushtrri personi i kërkuar me urdhër të Gjykatës

Arrestohet në Vushtrri personi i kërkuar me urdhër të Gjykatës

Gjatë ditës së sotme,  polica në Vushtrri, ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata. Policia njofton se personi i kërkuar është arrestuar në shtëpinë e tij. “Bëhet fjalë për K.H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega ne Vushtrri, i […]

Gjatë ditës së sotme,  polica në Vushtrri, ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Policia njofton se personi i kërkuar është arrestuar në shtëpinë e tij.

“Bëhet fjalë për K.H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega ne Vushtrri, i kishte lëshuar urdhëresat, për  tri vepra penale ,, Vjedhje e pyllit ””, njofton policia.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme