Arrestohet nga policia pas 13 vjetësh në arrati

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 15:07 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.
Sipas raportit të përditshëm të Policisë, arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në Shtime.

I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se personi i arrestuar dje dyshohet për vrasje dhe tentim vrasje. Ai nuk ka pranuar të japë më shumë informacione.

Mirëpo, KALLXO.com merr vesh se i arrestuari është H.S., i dënuar për tri vrasje dhe katër tentim vrasje.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se i njëjti është në arrati që nga viti 2004.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme