Arrestohet një 19 vjeçar për disa vjedhje në Mitrovicë

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për tri veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Cak i këtyre vjedhjeve ishin vjedhjet e biçikletave, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’iu kthehen pronarëve.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme