Është arrestuar një person në Viti, i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata në Gjilan për veprën penale “Sulm seksual”, për çka ishte dënuar me dy vjet.
I arrestuari është E.F, i moshës 33 vjeçare.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftim i plotë:
Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Viti, 21 mars 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.03.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.F. (viti i lindjes 1990, mashkull, kosovar, shqiptar).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me denim burgimi prej dy (2) viteve për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.