Arrestohet një 64-vjeçar për vjedhje të rëndë në Junik

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një 64 vjeçar është arrestuar sot në Junik pasi dyshohet se ka kryer vjedhje.

Ai dyshohet se në një shtëpi ka vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave, si dhe stoli ari.

“Me datën 14.08.2023, Stacioni Policor në Junik është informuar nga ankuesi se në shtëpinë e tije kishte ndodhë një vjedhje. Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Junik kanë dalë dhe kanë takuar viktimën, i cili i ka informuar policinë se i është thyer shtëpia dhe i janë vjedhur shumë e madhe parash dhe ari. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Pejë, pas një pune operativo hetimore kanë arrit ta identifikoji dhe arrestoji të dyshuarin. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën penale.- N. V. i lindur 1959. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave si dhe ari i vjedhur. Po ashtu edhe mjeti me të cilën është kryer vepra penale e vjedhjes së rendë është gjetur dhe sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.

Rasti ende vazhdon të hetohet.

Të ngjashme