Arrestohet një avokat për marrje ryshfeti

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 12:30 | Nga

Policia njofton se ka arrestuar një avokat, pasi që ai ka pranuar ryshfet një shumë parash.

Po ashtu thuhet se mjetet financiare i janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se zyrtarët e Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Renda, për Simulimin e Veprës së Korrupsionit, gjegjësisht veprës: “mashtrim” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. I dyshuari mashkull K-Shqiptar (avokat) dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person. I njëjti është arrestuar dhe mjetet financiare janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme