Një rast i rëndë i dhunës familjare ka ndodhur në Pejë dje rreth orës 11:00.
Policia e Kosovës ka treguar se është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij të mitur.
Vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Fëmijët së bashku me nënën e tyre janë dërguar në strehimore në përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.