Arrestohet një burrë në Komoran, rrahu një person për shkak të borxhit

| 26 Jan 2025 | 10:55 | Nga

Një burrë është arrestuar në Komoran të Drenasit.

Ai dyshohet se të enjten më 23 janar e kishte rrahur një person për shkak të borxhit.

Sipas policisë i njëjti dyshohet se gjatë sulmit kishte nxjerr një pistoletë dhe e kishte drejtuar nga viktima.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet e rendit.

Të ngjashme