Një i dyshuar për tentim vrasje është arrestuart dje në Prizren. Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj, njëri boshnjak dhe tjetri shqiptar. “Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në […]
Arrestohet një burrë në Prizren për tentim vrasje

Një i dyshuar për tentim vrasje është arrestuart dje në Prizren.
Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj, njëri boshnjak dhe tjetri shqiptar.
“Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 61-fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën cekur”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
















