Një burrë është arrestuar në Vushtrri, i cili dyshohet se ka kanosur një person gjatë një seance gjyqësore.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 13.05.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë një seancë gjyqësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar, që ishte prokuror i rastit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.