Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Graçanicë, pasi që njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.
E gjithë ngjarja raportohet se ka ndodhur në prezencën e zyrtarëve policorë.
“Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.