Arrestohet një gjakovar pasi qeni i tij kafshoi një vajzë të mitur

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar një vajzë të mirë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vajza ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme