Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar informata nga tereni se të dyshuarit A.V. dhe R.V. mund të kenë në posedim armë të paautorizuara. Hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:
– 2 armë të gjata AK-47 me një karikator
– 2 armë të gjata M-48 prodhim jugosllav
– 1 armë e gjatë M-67
– 1 armë e gjatë gjysmë automatikë
Të gjitha armët kanë qenë të zbrazëta-pa municion dhe të njëjtat janë gjetur të groposura në tokë në tri lokacione.
Prokuroria Themelore në Ferizaj pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari A.V. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.