Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë
kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë
ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb.
Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë
fishekë. I dyshuari J.Zh është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar dhe
ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje
deri në 48 orë.
Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar
aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.