Një 23 vjeçar është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.”
Atij i janë sekuestruar në lokal: një monitor kompjuteri, një shtëpizë, një laptop, një thikë.
I dyshuari, B.G., është dërguar në mbajtje.