Arrestohet një i mitur në Obiliq, për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një i mitur në Obiliq, për armëmbajtje pa leje.

Të njëjtin i janë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme