Arrestohet një i mitur në Prishtinë, policia i gjeti narkotikë

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është arrestuar dje pasdite në Prishtinë.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek ai u gjet dhe konfiskua një sasi e vogël e substancave narkotike.

Sipas policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

“Rr. Hajdar Dushi , Prishtinë, 16.01.2022-14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i moshës së mitur pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike . Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme