Arrestohet një mashkull pasi që rrahu bashkëshorten në Prishtinë

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë më datë 10.09.2019, në orën 08:30, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare.

Sipas raportit policor viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme