Arrestohet një në Ferizaj

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij,  me inicialet B.T (M/K) i moshës 19 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme