Modelja e famshme, Kylie Jenner tani mund të jetë më e qetë, kjo pasi që një nga fansat e fiksuar pas saj, tashmë është arrestuar.
Burimet e zbatimit të ligjit amerikan kanë konfirmuar për tabolidin, TMZ, se fansi i Kylie, i quajtur Jrue Mesgan është vënë nën pranga, pasi mbi të njëjtin rëndon akuza për futje të paautorizuar në shtëpi private, saktësisht në rezidencën e Kylie Jenner e cila gjendet në pjesën ekskluzive të Bev Hills.
Fansi i flakët i Kylie ishte vrojtuar nga roja e sigurisë në momentet e tentim futjes në shtëpinë e yllit të “Keeping up with Kardashians”, dhe për më tepër, ai ka tentuar përsëri t’i afrohet lokacionit të njëjtë duke u arrestuar përfundimisht për shkelje të urdhrit të gjykatës.
Kylie ka pasur shumë probleme me fansat e fiksuar, kështu edhe në fillim të këtij muaji një burrë 23-vjeçar i armatosur me lule erdhi në shtëpinë e Kylie për të deklaruar dashurinë e tij për të dhe për t’i kërkuar dorën e saj për martesë.
Fansi kishte menduar se ka shkelur shtëpinë e Kylie, ndërsa kishte trokitur në derën e pasme të shtëpisë, por që rezultoi të kishte shkuar në lokacion të gabuar.
Ai kishte trokitur në shtëpinë e fqinjës së Kylie dhe po ashtu është arrestuar për kundërvajtje.
Gjithsesi, së fundmi, Kylie, është rishfaqur në Instagram duke publikuar fotografi me rastin e festave të Krishtlindjeve – pas disa kohësh “pauzë” që prej tragjedisë së koncertit të bashkëshortit të saj, Travis Scott.