Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të drunjëve.
Ai është arrestuar dje rreth orës 17:00 në bjeshkët e Moknës duke transportuar me traktor rreth 5.3 metër kub dru të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.
Traktori së bashku me rimorkio është konfiskuar dhe dërguar në depon e Agjencisë së Pyjeve në Istog, njofton raporti 24 orësh i policisë.