Arrestohet një person, dyshohet se mashtroi blerësin e një banese

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Një person ka informuar Policinë e Kosovës për një rast të mashtrimit që ka ndodhur në lidhje me blerjen e një banese.

I dyshuari në këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të PK-së, rasti kishte ndodhur në Lagjen “Mati 1” në vitin 2018.

Ai deklaroi në polici se nuk e ka marrë banesën që e kishte blerë.

“Lagjja Mati 1, Prishtinë 2018-2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar vite më parë i kishte shitur një banesë, mirëpo i njëjti nuk ka mund të marr banesën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme