Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar Sh.S. (1994) në Mitrovicë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve.
Pas matjes së narkotikëve, pesha e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë 4 kilogramë e 766 gramë, si dhe një peshore digjitale dhe dy telefona mobilë.
I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.