Arrestohet një person i kërkuar

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 04:00 ka pranuar një informacion se një patrullë e policisë së stacionit policor të Lipjanit ka ndaluar një person me inicialet A.XH (M/K), 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve.

“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme