Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se është arrestuar një person i cili ishte në kërkim.

Në njoftimin e Drejtorisë thuhet se personi me iniciale A.SH., ishte i moshës 22 vjeçare i dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, dhe i njejti është dërguar në vuajtje të dënimit,

”Sot, në ora 14:00 në rrugën ‘’Hani i Ri’’në fshatin Rakaj të Ferizajt,
policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me
urdhëresë të gjykatës A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar.Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Të ngjashme