Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:30 në rrugën “Motrat Qiriazi” në Ferizaj  kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.A (M/K), i moshës 22 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i pa auotorizuar i narkotikëve,  substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme