Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i kërkuar në Han të Elezit.

Sipas Policisë ky person më herët ishte kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Ferizajit për denim për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, me 90 ditë burgim.

“Sot, në ora 15:50 policët e stacionit në Han të Elezit kanë arrestuar personin e
kërkuar me urdhëresë të gjykatës E.R (M/K) i moshës 25 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për
veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90)
ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës
ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme