Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, ka realizuar një aksion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Personi i arrestuar, S.LL (mashkull, i moshës madhore), ishte dënuar me dy vite burgim për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
”Meqenëse i dënuari nuk e kishte respektuar urdhëresën për t’u paraqitur për ta vuajtur dënimin, me kërkesë të gjykatës, zyrtarët policorë kanë zhvilluar një punë intensive operative dhe hetimore. Si rezultat, ata kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë personin, i cili tashmë është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin korrektues përkatës.”