Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, raportoi rrejshëm një grabitje

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, raportoi rrejshëm një grabitje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rrejshëm një rast të dyshuar si grabitje. Sipas policisë, rasti ishte raportuar më 9 prill në Fushë Kosovë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është vërtetuar se rasti ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën […]

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rrejshëm një rast të dyshuar si grabitje.

Sipas policisë, rasti ishte raportuar më 9 prill në Fushë Kosovë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është vërtetuar se rasti ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi.

“Sot, personi që kishte paraqitur rastin  rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “lajmërim i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia tha se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të çdo rasti dhe në mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Të ngjashme