Arrestohet një person në Fushë Kosovë, rrahu babain e tij

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte rrahur babain e tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Viktima nuk ka pranuar që ti ofrohet trajtim mjekësor”, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme