Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte kanosur anëtarët e familjes së tij.
“Gjatë veprimeve të zgjeruara hetimore hetuesit policorë pas një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë të llojit pistoletë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit J. Sh., 54 vjeçar, me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.