Arrestohet një person në Pejë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, në kuadër të hetimeve për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin janë kryer kontrolle në disa lokacione, me ç’rast është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Kosovës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë kontrolluar disa lokacione si dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Po ashtu është intervistuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Si provë materiale relevante për rastin janë sekuestruar 5 telefona mobil.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme