Një person është arrestuar të enjten mbrëma në Prishtinë nga policia, pasi ai kishte shkuar tek shtëpia e prindërve të ish-bashkëshortes, duke i kërcënuar ata.
Është njoftuar policia që ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.