Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e viktimës.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.