Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të drogës

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Policia sot në Prishtinë e ka arrestuar të dyshuarin R.A. për shkak veprën penale posedim droge.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se është kontrolluar banesa e të dyshuarit ku janë gjetur një sasi e substancave narkotike dhe para.

“Operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit, ku ai banonte dhe gjatë kontrollit janë gjetur, pesë qese me narkotik të dyshuar të llojit heroinë me peshë 17.60 gramë. Një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit mariuhanë me peshë 3.09 gramë, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon, 165 euro dhe 200 lekë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme