Arrestohet një person në Prishtinë, Policia gjen në kamionin e tij dy shtetas të huaj pa dokumente personale

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që në kamionin e tij janë gjetur dy shtetas të huaj, pa dokumente personale.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 18:00.

“Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarit mashkull kosovar janë vërejtur – gjetur, dy shtetas të huaj pa dokumente personale, të cilët kishin hyrë në kamion në një shtet tjetër.”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se, viktimat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme