Arrestohet një person në Shtime për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në Shtime për posedim të paautorizuar të një arme zjarri, raporton Ekonomia Online.

Sipas informatave, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, ndodhej në një vilë në fshatin Topillë, Shtime, ku ishte vërejtur duke ekspozuar armën.

“Njësia e Hetimeve, e mbështetur nga ekipet reaguese dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka tentuar të largojë armën duke e hedhur jashtë rrugës nga automjeti. Pas një kontrolli të zonës nga ana e policisë, arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i dyshuari E. A, 19 vjeç është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme