Arrestohet një person për falsifikim të dokumentit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë ka pranua informacione se një person i dyshuar ka bërë falsifikimin e një dokumenti personal.


Pas pranimit të këtyre informacioneve, menjëherë është filluar me procedurat e nevojshme për hetim të rastit, me ç’rast edhe është kryer arrestimi i personit të dyshuar.

Personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për paisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar i arrestuar është K. G viti i lindjes 1965 M Shqiptar/Kosovar

Lidhur me rastin, nga i lartëcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme