Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës dhe përvetësim në detyrë

Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës dhe përvetësim në detyrë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik”, shtohet tutje në njoftim.

Të ngjashme