Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar njëinformacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit tëpasurisë së huaj.Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokuroritkujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin marrë veprimet e nevojshmedhe menjëherë kanë […]

Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një
informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të
pasurisë së huaj.
Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit
kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin marrë veprimet e nevojshme
dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet .
Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot
me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës
36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim
personit tjetër për një borgj, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga
policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë
për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Të ngjashme