Arrestohet një person për veprimtari të kundërligjshme farmaceutike

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Prizren, më 26.07.2019 ka zbatuar  urdhëresën e Gjykatës Themelore Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, për urdhër kontroll të shtëpisë/banesës, të lokaleve tjera përcjellëse dhe të pronës së të dyshuarit për përfshirje në veprat penale: ‘ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, ‘shmangie nga tatimi’ dhe ‘mashtrim’.

Policia nën dyshimin e konsumimit të veprave penale të lartcekura, ka arrestuar:

  • H. P.                     viti i  lindjes 1971                      m/k/sh

Vlen të ceket se më 17.11.2018 është proceduar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj të njëjtit person. I njëjti pas lirimit nga paraburgimi ka vazhduar aktivitetin e tij të kundërligjshëm, mbi këtë bazë të dyshimeve, ku prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim të ri që të ndërmerren veprime hetimore në mbledhjen e dëshmive.

Sot, më 26.07.2019, gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit janë kontrolluar: pesë (5) shtëpi banimi, tri (3) automjete dhe një lokal përcjellës. Policia ka konfiskuar dëshmi relevante që do të përdoren në procedura të mëvonshme.

Pas intervistimi i dyshuari me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren është dërguar në ndalim për 48 orë.  

Të ngjashme