Arrestohet një person për vjedhje të veturës

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 09:51 | Nga

Policia e Kosovës bën të ditur se në Vushtrri ka arrestuar një person nën dyshimin për vjedhje të veturës.

Me datën 12 gusht 2016, në mbrëmje rreth orës 22:05, në Vushtrri ishte raportuar rasti i veprës penale “vjedhje e veturës”, ku sipas viktimës së rastit thuhet se në rrugën “Gjergj Fishta” i ishte vjedhur vetura e llojit Mercedes.

Veprimet policore në kërkim të veturës së vjedhur kishin nisur menjëherë, duke vepruar sipas procedurave, ku ishte bërë shpërndarja e të dhënave të veturës së vjedhur në tërë vendin.

“Bazuar në një informacion të pranuar lidhur me veturën e vjedhur me datën 15 gusht 2016, njësia policore në kuadër të stacionit policor në Fushë Kosovë, mbi dyshime të arsyeshme ka arritur që të lokalizojë zonën ku dyshohej se ndodhej vetura e vjedhur. Në bashkëpunim me hetuesit e stacionit policor në Vushtrri, ishte vërtetuar se vetura në fjalë ishte e njëjta, e cila ishte raportuar e vjedhur me datën 12 gusht 2016, në Vushtrri”.

“Me këtë rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar L. H., 52 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej theksohet se pas procedurave të verifikimit faktik, vetura në fjalë i është kthyer viktimës (pronarit).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme