Një person është arrestuar për vrasjen e një studenteje izraelite 21-vjeçare në Melburn, thotë policia australiane.
Trupi i Aiia Maasarwe, u gjet pranë Universitetit La Trobe në veri të qytetit. Ajo kishte marrë një tramvaj vonë të martën pas një shfaqje
Ajo u sulmua ndërsa fliste në telefon me motrën e saj thanë autoritetet.
Një 20-vjeçar u arrestua të premten, raporton BBC.
Policia e Victorias nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme por falënderoi publikun për ndihmën e tyre.
Më parë, detektivët thanë se nuk përjashtonin mundësinë që Maasarëe u sulmua seksualisht para vrasjes së saj.
“Supozimi ynë në këtë fazë është se ky ishte një sulm i rastit dhe oportunist”, iu tha gazetarëve të enjten inspektori Andrew Stamper.
Vrasja ka ngjallur reagime të shumta në Australi, duke shkaktuar zemërim dhe nxitur debatin për dhunën kundër grave.