Arrestohet një person për vrasjen e studentes në Australi

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar për vrasjen e një studenteje izraelite 21-vjeçare në Melburn, thotë policia australiane.

Trupi i Aiia Maasarwe, u gjet pranë Universitetit La Trobe në veri të qytetit. Ajo kishte marrë një tramvaj vonë të martën pas një shfaqje

Ajo u sulmua ndërsa fliste në telefon me motrën e saj thanë autoritetet.

Një 20-vjeçar u arrestua të premten, raporton BBC.

Policia e Victorias nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme por falënderoi publikun për ndihmën e tyre.

Më parë, detektivët thanë se nuk përjashtonin mundësinë që Maasarëe u sulmua seksualisht para vrasjes së saj.

“Supozimi ynë në këtë fazë është se ky ishte një sulm i rastit dhe oportunist”, iu tha gazetarëve të enjten inspektori Andrew Stamper.

Vrasja ka ngjallur reagime të shumta në Australi, duke shkaktuar zemërim dhe nxitur debatin për dhunën kundër grave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme