Arrestohet një serb për krime lufte në Istog

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në Istog, i cili është i dyshuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile të Kosovës në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Policia e Kosovës njofton se pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime.

Të ngjashme