Arrestohet një shqiptar në Greqi, prej 22 vjetësh qëndronte në arrati

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 16:44 | Nga

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në ishullin e Kretës. Ai ishte shpallur në kërkim 22 vjet më parë, pikërisht në vitin 1995 kur u përfshi në një sherr dhe tentoi të vriste një bashkëkombas.

Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije. Për plot 22 vite shqiptari ia kishte dalë të jetonte në arrati. Ishte një gabim i tij që e çoi vetë në duart e policisë greke, shkruan lapsi.

42-vjeçari u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Kretës për një çështje të tij personale. Aty është zbuluar se ai figuronte në kërkim prej 22 vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme