Policia e Kosovës dje ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.
Sipas Policisë arrestimi i tij është bërë pas një punë operative që ka bërë sektori për hetimin e korrupsionit për disa muaj.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.