Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla . Bëhet fjalë për Milun Milenkovic- Llune, që sipas Sveçlës, ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar […]
Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it

Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla .
Bëhet fjalë për Milun Milenkovic- Llune, që sipas Sveçlës, ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Ai shtoi se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë dy zyrtarë policorë.











