Policia ka arrestuar një person me inicialet A.M i lindur në vitin 2000, për shkak se i njëjti ka hedhur prej në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, me ç’rast janë lënduar shtatë nxënës.
“Raportohet se në një shkollë të Mesme në Ferizaj, në një klasë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar- nxënës, ka hedhur një sprej kimik me q’rast shtatë nxënëse K-Shqiptare kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit të Ferizajt”.
“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit në prezencë të punëtorit social i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.